
Aktorja meksikane Eiza González ka bërë publike lidhjen e saj me tenistin bullgar Grigor Dimitrov nëpërmjet një postimi romantik në Instagram, me rastin e ditëlindjes së 34-të të tij.
“Urime ditëlindjen njeriut të ëndrrave të mia. Ti je unik. Nuk e besoj sa me fat jam që të gjeta,” shkroi Eiza në përshkrimin e fotove të çiftit të realizuara në galanë “Women in Cinema” të Red Sea Film Foundation në Francë.
Çifti u përfol për herë të parë për një lidhje në prill, kur u fotografuan duke u mbajtur për dore në Madrid, pas një ndeshjeje të Dimitrov që González ndoqi së bashku me Eva Longoria.
Në postim, Eiza shtoi: “Je njeriu më i mirë, më i kujdesshëm dhe më i dashur. Të admiroj për gjithçka që je dhe po bëhesh. Mezi pres të festojmë shumë e shumë vite bashkë. Të dua, G.”
Lidhja e re ka marrë përkrahje edhe nga miq të njohur të çiftit në komente si Rosamund Pike, Venus Williams dhe Paul Wesley.
González, 35 vjeç, është lidhur më parë me figura të njohura si Jason Momoa, Timothée Chalamet, Liam Hemsworth dhe Ben Simmons. Në një intervistë në mars 2024, ajo kishte deklaruar se e kishte “lënë pas krahëve” jetën romantike, por duket se dashuria e ka gjetur sërish.
Nga ana tjetër, Dimitrov ka qenë më parë në lidhje me Maria Sharapova dhe Nicole Scherzinger.
Linku: https://people.com/eiza-gonzalez-goes-instagram-official-with-tennis-star-grigor-dimitrov-11737446
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eizagonzalez/