
Kiara Tito në daljen e fundit ka zbuluar më shumë për jetën private dhe atë profesionale.
Modelja u shpreh se po mendojnë të vijnë nënjë projekt së bashku ajo dhe Luizi dhe bëhet fjalë për një film.
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete.
Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh Kiara.
A do të jetë një film i bazuar në historinë e tyre apo diçka tjetër mbetet për tu parë.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=U6qq67Oz5Qc
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=U6qq67Oz5Qc