ShowBiz

“Nuk kanë magjinë e fjalës”, kë po thumbon kaq hapur Roza Lati

Moderatorja e njohur Roza Lati ka shpërndarë së fundmi një mesazh të fortë në rrjete sociale, që duket si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj disa personazheve të ekranit.

Në një postim në Instastory, ajo shkruan:

“Persona që s’kanë eksperiencë te moderojnë. Që s’dinë të flasin.
Persona që NUK e kanë Magjinë e fjalës, artin e komunikimit.
Por që ju venë atë kufjen në vesh (që publiku s’e kupton) dhe ju diktojnë në vesh direkt çfarë të thonë aty për aty.”

Mesazhi lë të kuptohet qartë se Roza kritikon ata që dalin në televizion pa zotëruar aftësitë e duhura për moderim, duke sugjeruar se disa prej tyre mbështeten tërësisht te udhëzimet që marrin në kufje, dhe jo te talenti apo përgatitja personale.

Ndonëse nuk përmend emra, ndjekësit e saj janë të bindur se kjo është një goditje e qartë ndaj figurave të reja në moderim që, sipas saj, janë aty pa merita të vërteta.

Ky reagim ka ngjallur diskutime në rrjet, me shumë ndjekës që mbështesin Rozën për sinqeritetin, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë qartësi se për kë bëhet fjalë konkretisht.

Linku: https://www.instagram.com/roza_lati/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/roza_lati/