Home Lifestyle Parashikimi motit, 21 maj 2025
Parashikimi motit, 21 maj 2025
0

Parashikimi motit, 21 maj 2025

0
0

Dita e merkure për territorin shqiptar do të sjelli një tjetër rritje të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të jenë regjistruar në 9 gradë celcius në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka.

Ndërsa në ultësirën perëndimore vlerat minimale janë luhatur nga nga 11 dhe deri në vlerën 17 gradë celcius në vijën bregdetare, edhe gjatë mesditës kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territory të jenë në vlerën 25 gradë celcius apo 30 gradë celcius në zonat e izoluara në jugperëndim të territorit.

Në zonat malore temperaturat e ajrit ngjiten deri në 22 gradë celcius, përsa i përket kushteve atmosferike pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalime të lehta të vransirave do të jenë më të dukshme gjatë orëve të pasdites duke bërë që herë pas here të krijohet mundësia për momente të pakta me pika shiu.

Burimi i artikullit:

https://www.youtube.com/watch?v=bLk3jO8igYs

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/tree-lined-walkway-in-moscow-park-after-rain-32108198/