
Rreperi i njohur Sean “Diddy” Combs përballet me akuza federale për trafikim seksual, dhe gjatë gjyqit që po zhvillohet në Nju Jork, janë zbuluar detaje tronditëse nga dita e arrestimit të tij në një hotel luksoz në Manhattan.
Prokurorët paraqitën para jurisë foto nga dhoma e tij në hotelin Park Hyatt, ku u gjetën objekte që sipas hetuesve lidhen me festat e njohura si “freak-offs” – orgji të mbushura me drogë dhe seks.
Sipas dëshmisë së agjentit të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare, Yasin Binda, në dhomë u zbuluan:
• Shumë shishe me vaj dhe lubrifikant.
• Një kuti me ilaçin kundër ankthit clonazepam, e përshkruar me emrin e rremë “Frank Black” (një pseudonim i përdorur nga Combs).
• Dy pako me substanca që rezultuan të përmbanin MDMA.
Fotot u bënë publike të hënën dhe kanë ndezur reagime në media.
Ndërkohë, avokatja mbrojtëse Teny Geragos e ka quajtur çështjen si një histori dashurie, xhelozie dhe parash, duke mohuar akuzat për trafikim seksual. Ajo theksoi se ndonëse sjellja e Combs mund të duket “e çuditshme”, ajo nuk përbën krim.
Kujtojmë se kjo është vetëm një nga shumë akuzat dhe hetimet që kanë shpërthyer ndaj Diddy muajt e fundit, duke e vendosur atë në qendër të një prej skandaleve më të mëdha në industrinë e muzikës.
Linku: https://www.miamiherald.com/miami-com/miami-com-news/article306763306.html
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/diddy/