Lifestyle

Silhouette of businessman holding target board on the top of mountain with over blue sky and sunlight. It is symbol of leadership successful achievement with goal and objective target.

Tre shenjat e horoskopit që “bëjnë pakt me djallin” për të arritur suksesin

Disa njerëz janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur majat, dhe kur bëhet fjalë për horoskopin, ka disa shenja që njihen për ambicien e tyre të pakufishme – deri në atë pikë sa thuhet me shaka se “do bënin edhe pakt me djallin” vetëm për të pasur sukses. Ja cilat janë tre shenjat më të pamëshirshme kur vjen puna për të arritur qëllimet e tyre:
Bricjapi – Mjeshtri i strategjive të fshehta.
I ftohtë, i përqendruar dhe jashtëzakonisht ambicioz, Bricjapi nuk njeh kufij kur është fjala për suksesin. Ai është i gatshëm të bëjë sakrifica ekstreme, të heqë dorë nga ndjenjat dhe të ndjekë plane që të tjerëve mund t’u duken të pamoralshme – gjithçka për të arritur majat. Në sytë e tij, suksesi justifikon çdo mjet.
Akrepi – Luan në hije për pushtet.
Akrepi ka natyrë misterioze dhe manipuluese. Ai është mjeshtër në lojërat psikologjike dhe nuk heziton të përdorë informacionin, emocionet apo edhe dobësitë e të tjerëve për të ecur përpara. I fshehtë dhe i vendosur, ai do të përmbushë ambiciet e veta – edhe nëse do të thotë të bëjë “marrëveshje” që të tjerët do t’i quanin të errëta.
Dashi – I papërmbajtshëm dhe i pamëshirshëm në garë
Dashi nuk fshihet ai përplaset drejt e në qendër të skenës dhe kërkon të fitojë me çdo kusht. Me një energji shpërthyese dhe ego të lartë, kjo shenjë është gati të “digjet” për të ndritur më shumë. Kur sheh një mundësi për sukses, Dashi nuk e mendon gjatë – vepron, edhe nëse rrezikon të shkelë mbi të tjerët.

Linku: https://www.yourtango.com/experts

Burimi i fotos: pexele.com