
Në një intervistë ndryshe, Alban Skënderaj zbulon arsyen pse Miriami është tërhequr nga muzika
Alban Skënderaj ka ardhur me një intervistë ndryshe për prestigjozen Italiane VanityFair.
Koncerti i 14 majit në Unipol Forum në Assago ishte një sukses i madh, duke tejkaluar kufijtë gjeografikë dhe kulturorë.
Albani ka folur për arsyet pse vendosi të bënte një koncert të tillë.
“Të bëja një koncert të tillë në Itali kishte shumë rëndësi për mua, sepse kam një lidhje shumë të fortë me këtë vend – kam jetuar këtu për dhjetë vjet të jetës sime. Kam banuar në Pistoia, në Toskanë, nga mosha 14 deri në 23 vjeç – vite shumë të rëndësishme që kanë formuar personalitetin tim.
Në Itali kam ndjekur shkollën, kam njohur miqtë e parë, kam pasur kontaktet e para me muzikën: një pjesë e imja është në Itali – jo vetëm si njeri, por edhe si artist, sepse jam frymëzuar nga muzika italiane. Familja ime ende jeton këtu, ndërsa unë kam më shumë se 20 vjet që jam kthyer të jetoj në Shqipëri. Udhëtoj nëpër botë me muzikën, por kur kthehem në Itali, ndjesia është ndryshe. Është shtëpia ime e dytë.”
Si arrini ta balanconi jetën private me angazhimet profesionale në muzikë?
“Unë dhe Miriam kemi shumë vite bashkë. Ajo është një person shumë i rëndësishëm për mua, jo vetëm si partnere, por edhe si artiste – më ndihmon shumë në zgjedhjet që bëj. Ajo ka vendosur të bëjë një hap pas, sepse dëshiron t’i përkushtohet familjes dhe të jetojë përvojën e mëmësisë. Kemi dy fëmijë, një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 5-vjeçar. Miriam është marrë me muzikë që kur ishte shumë e re, që në moshën 16-vjeçare. Është rritur në Gjermani dhe pikërisht atje mori pjesë në një talent show shumë të madh, që quhet Popstars – pak a shumë si X-Factor në Itali. Ajo dhe disa vajza të tjera formuan grupin Preluders dhe fituan spektaklin. Shitën miliona disqe dhe krijuan shumë hite muzikore. Ka pasur përvoja të mrekullueshme në ato vite, ka kënduar me Mariah Carey dhe Phil Collins.”
Linku: https://www.vanityfair.it/article/alban-skenderaj-sono-fuggito-albania-14-anni-nave-profughi-italia?fbclid=PAZXh0bgNhZW0CMTEAAaeRArZH-EuCSj–NMRL5wV7wdlZ19WVq6deDvT2b7zCTnhzvcrEPusFxDHkuA_aem_5PnMyv3D1dwZVOG1AqMH7g
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DJsBWVrOQpD/?img_index=1