Home Aktualitet Akuzohen për kultivim kanabisi, vjen reagimi i parë nga Belina Pupa
Akuzohen për kultivim kanabisi, vjen reagimi i parë nga Belina Pupa
0

Akuzohen për kultivim kanabisi, vjen reagimi i parë nga Belina Pupa

0
0

Çifti i njohur, Belina dhe Vis Pupa, raportohet se janë përballur me akuza serioze për kultivim të lëndëve narkotike në Australi. Sipas burimeve të para mediatike, autoritetet australiane kanë nisur hetimet lidhur me përfshirjen e tyre të mundshme në një rast të kultivimit të kanabisit.

Megjithatë ka qenë Belina e cila ka reaguar për Dritare Tv ku ka zbuluar më shumë detaje rreth situatës që u gjenden të përfshirë.

Në deklaratën e bërë, Belina u shpreh se prona ku është gjetur droga është në emrin e saj por është dhënë më qera, të tjera detaje ajo nuk preferoi t’i ndante me publikun.

Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. ” ka thene ajo.

Linku: Dritare Tv

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/elvispupa/

tags: