
Jamie Foxx ka reaguar ndaj teorive konspirative që sugjerojnë se Sean “Diddy” Combs ishte pas problemeve të tij shëndetësore në vitin 2023. Aktori 57-vjeçar, i cili pësoi një hemorragji cerebrale dhe qëndroi për javë të tëra në spital, tha:
“Jo, Puffy nuk u përpoq të më vriste,” deklaroi ai në një intervistë për The Hollywood Reporter.
Foxx rrëfeu me humor edhe për një tjetër teori absurde që qarkulloi në internet – se ai ishte klonuar. Aktori tha se bëri shaka me mjekët duke pretenduar se po përpiqeshin ta “bënin të bardhë” për t’u shitur më mirë jashtë.
Komentet e tij vijnë në një kohë kur Diddy përballet me një proces gjyqësor për trafikim seksual, ku ish-e dashura e tij, Cassie Ventura, ka dhënë dëshmi tronditëse për dhunë dhe festa seksuale të organizuara nga producenti.
Linku: https://www.standard.co.uk/showbiz/jamie-foxx-diddy-kill-trial-b1229394.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C7zqa5ESHB-/