Luiz Ejlli, këngëtari dhe personazhi i dashur për publikun shqiptar, ka ndarë së fundmi një mesazh prekës kushtuar vajzës së tij, që ka prekur thellë ndjekësit në rrjetet sociale.
I njohur për natyrën e tij të ndjeshme dhe për lidhjen e fortë me familjen, këtë herë Luizi ka zgjedhur të ndajë ndjenjat më të thella të një babai krenar.
‘Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj.
Jeta më ka dhënë shumë, më ka marrë po aq, por kur më dha këtë vajzë, kuptova se më në fund fitova gjithçka që më duhej.
Kjo foto nuk është thjesht një kujtim.
Është dëshmi e dashurisë më të pastër që ekziston.
Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli.
Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë.’
Linku:https://www.instagram.com/itsluizejlli/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/itsluizejlli/