Home Lifestyle Parashikimi motit, 23 maj 2025
Parashikimi motit, 23 maj 2025
0

Parashikimi motit, 23 maj 2025

0
0

Dita premte për territorin shqiptar do të sjelli përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që në orët e para të mëngjesit dhe mesditës të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vransirave ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në vijën bregetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa disi më prezente do të jenë në zonat malore por nuk do të krijojnë mundësira për rreshje.

Përsa i përket temperaturave të ajrit kemi rritje të tyre që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të jenë regjistruar në 8 gradë celcius në qytetet e zonave malore. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë luhatur nga 10 dhe deri në 16 gradë celcius në vijën bregdetare edhe në orët e mesditës do të kemi një rritje më të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në vijën bregdetare të regjistrohen edhe në 30 gradë celcius.

Burimi i artikullit:

https://www.youtube.com/watch?v=i-0x49edrko

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/sunrise-on-a-flower-field-2792077/