
Aktori i “Harry Potter”, dërgohet me urgjencë në spital pas problemeve të rënda me frymëmarrjen
Një prej aktorëve të sagës së famshme “Harry Potter” është shtruar me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm, pasi nuk merrte dot frymë.
Bëhet fjalë për aktorin bullgar Stanislav Yanevski, i njohur për rolin e tij si Viktor Krum në filmin “Harry Potter and the Goblet of Fire”. Ngjarja ndodhi pak kohë pas ditëlindjes së tij të 40-të dhe u bë e ditur për fansat përmes postimeve në Instagram, ku aktori është shumë aktiv dhe ndan shpesh video nga jeta e tij e përditshme dhe rutina e tij fizike.
Ky ka qenë roli i tij i parë në aktrim, por Yanevski ka vazhduar karrierën në projekte të tjera filmike, përfshirë filmin e vitit 2021 “Last Man Down”.
Për fat të mirë, operacioni rezultoi i suksesshëm dhe aktori është në proces shërimi. Fansat nga e gjithë bota i kanë uruar shërim të shpejtë dhe i kanë shprehur mbështetjen në këto momente të vështira.
Saga “Harry Potter” mbetet një fenomen global, dhe me rikthimin e saj në formën e një seriali nga HBO, emrat e aktorëve që dikur dhanë jetë personazheve të dashur janë sërish në qendër të vëmendjes.
Linku: https://www.ladbible.com/entertainment/celebrity/harry-potter-stanislav-yanevski-hospital-surgery-660310-20250524
Burimi i fotos:https://www.facebook.com/search/top?q=Stanislav%20Yanevski