Rovena Dilo në daljen e fundit ka folur për familjen e saj. Këngëtarja ka ndarë më shumë detaje me ndjekësit. Rovena Dilo në rolin e tyre të jashtëzakonshëm në jetën e saj.
“Kam takuar shumë njerëz të mirë në jetë, sepse njerëz të mirë ka më shumë se njerëz të këqinj. Por më të rëndësishmit janë prindërit, kur janë të dashur dhe mbështetje. Ata janë gjithçka,” – u shpreh ajo.
Këngëtarja ndau me publikun një lidhje të veçantë me nënën e saj, të cilës i kushton poezi çdo ditë.
“Unë e kam një mamush që është një njeri shumë i mirë, përveçse që është mami im. Asaj i bëj çdo ditë poezi. Universi është i vogël për ta përshkruar atë që ajo është për mua. E kam humbur, por s’dua të flas tani, se filloj e qaj,” tha ajo e përlotur.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=oiRnUmuq9KM
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/rovenadilo/