
Kiara dhe Luizi vijojnë të kenë vëmendjen e ndjekësve dhe rrjetit si në ditët e para me historinë e tyre të dashurisë.
Në daljen e saj të fundit për Ndryshe Kiara ka zbuluar nëse është natyrë xheloze.
‘Nuk jam natyrë xheloze unë. E kam shprehur edhe më parë që nuk më pëlqen që t’i fus vetes atë stresin sepse dihet që në një marrëdhënie po pati xhelozi dhe po u fiksove nuk është gjë e mirë.
Do prishesh në një moment apo një tjetër. Se dhe dikujt i bëhesh e bezdisshme por edhe fillon dhe nuk të pëlqen vetja në momentin që transformohesh dhe fiksohesh me çdo gjë të mundshme.
Jo, kemi arritur në një moment që e njohim aq mirë njëri-tjetrin dhe nuk merremi me këtë pjesën fare. I kushtojmë rëndësi gocës, projekteve dhe të gjithë gjërave të tjera.’
Raporti i tyre është super i konsoliduar dhe dyshja sot i gëzohen produktit të dashurisë së tyre Lunës.
Linku:Ndryshe
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/kiaratito/