Home Lifestyle Parashikimi i motit, 27 maj 2025
Parashikimi i motit, 27 maj 2025
0

Parashikimi i motit, 27 maj 2025

0
0

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave Barike duke sjellë në territorit shqiptar, mbizotërim të kthjellimeve. Megjithatë vranësirat do të mbeten prezente në gjysmën Lindore të territorit duke gjeneruar momente me pika shiu.

Parashikohet që në orët e vona të mbrëmjes të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike
duke bërë që i gjithë territori të dominohet nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 28°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: