Home Travel UNESCO ka rekomanduar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës
UNESCO ka rekomanduar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës
0

UNESCO ka rekomanduar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

0
0

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.

Kumbaro e cilësoi këtë hap si një vlerësim të jashtëzakonshëm.

Përfshirja përfundimtare e Luginës së Vjosës në listën e Rezervateve të Biosferës pritet të miratohet në shtator nga Këshilli përkatës i UNESCO-s, duke e vendosur këtë pasuri natyrore në një piedestal global.

‘Sot Vjosa nuk është thjesht një lumë, por një MODEL zhvillimi të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon, ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervave Biosferike të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e vendeve të trashëgimisë botërore si një himn për natyrën dhe njerëzit.’

Linku:https://web.facebook.com/mirela.kumbaro

Burimi i fotos:https://web.facebook.com/search/top/?q=Lugina%20e%20Vjos%C3%ABs