Home Lifestyle Parashikimi i motit, 28 maj 2025
Parashikimi i motit, 28 maj 2025
0

Parashikimi i motit, 28 maj 2025

0
0

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të ndikojnë në vendin tonë, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëper të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat verilindore – juglindore. Megjithatë, nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat maksimale, duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Pukë, deri në 28°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në shumë qytete të zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2 – 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: