
Kiarën prej kohësh e shikojmë si bashkëmoderatore në Portokalli. Ajo në një nga daljet e saj zbuloi momentin më të vështirë në skenën e humorit shqiptar.
Bëhet fjalë për fillesat e Kiarës kur ende nuk ishte ambjentuar me daljet dhe skenën e këtij spektakli.
Mes të tjerash Kiara e cilësoi si më të vështirin këtë moment.
“Pjesa më e vështirë ka qenë në momentin para se të dilja në skenë sepse ne kemi disa dalje, pasi nuk dalim gjithmonë nga i njëjti vend dhe kemi dy ose tre dalje. Këta ishin mësuar, por shpejtësia që duhet të dilje nga një cep në tjetrin, ajo më çakordoi fare dhe desh më kapi një e qarë aty në prapaskenë sepse unë nuk po dija nga të dilja. Njëri më thoshte dil djathtas, tjetri majtas ndërkohë duhet të kujtoja dhe tekstin. Derisa ta merrja veten dhe t’i kuptoja këto daljet.”
Linku:Ndryshe
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/kiaratito/