
‘Duhet të kesh 20 mijë euro në muaj të më mbash mua’, konkurrentja e Për’Puthen shtang me deklaratën
Konkurrentja e Për’Puthen Mel ka ardhur me deklarata të forta në program gjatë një takimi njohës me njërin prej djemve.
Mel theksoi se aspekti monetar është i rëndësishëm sepse sipas saj ajo kërkon një shumë goxha befasuese për të mbyllur shpenzimet e një muaji.
‘Mua 400 euro më bën vetëm make-up, duhet të kesh 20 mijë euro në muaj të më mbash mua.’
Franci djali që ishte në takim me të nga ana tjetër u shpreh se do t’ia siguronte një jetesë në nivelin që ajo kërkon.
Mirëpo në studio dhe kryesisht tek opinionistët kjo gjë ka shkaktuar shumë debat. Arjoni e ka cilësuar si deklaratë të pavënd dhe shumë të palogjikshme për shifrat që pretendon vajza në fjalë.
Linku:https://www.instagram.com/p/DKPu7bON7ml/
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=eG43D5ZwocI