
Enxhi Nasufin prej kohësh e shikojmë në rolin e moderatores. Këngëtarja dhe pse është një personazh që ngjall interes për ndjekësit daljet e saj në intervista i ka të rralla.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin Ndryshe ku ka zbuluar më shumë të pathëna rreth jetës private.
Në një pyetje ngacmuese ajo ka zbuluar emrin e moderatores që nuk dëshiron ta shikojë në ekran:
”Atë vajzën, Kostanën që kemi patur ne në “Wake Up”, nuk e kam parë në ekran, por s’do doja ta shihja asnjëherë sepse mendoj që nuk ka asnjë vlerë për të përcjellë, vëmendje, protagonizëm i tepërt”.
Kujtojmë se Enxhi e ka pasur të ftuar në program Kostanën dhe gjatë kësaj interviste patën shumë përplasje.
Linaku:https://www.youtube.com/watch?v=48_t1RyLqZw
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/enxhinasufi/