
Një studim i ri nga Virginia Tech, tregon se 28 qytetet më të populluara të SHBA-së po fundosen, kryesisht për shkak të pompimit të ujërave nëntokësore. Në 25 prej këtyre qyteteve, mbi 65% e sipërfaqes së tokës po ulet, me ritme nga 2 deri në 10 mm në vit.
Ky fenomen kërcënon infrastrukturën urbane – ndërtesa, rrugë, ura dhe hekurudha – pasi edhe zhvendosjet e vogla mund të shkaktojnë dëme serioze me kalimin e kohës.
Qyteti që fundosej më shpejt është Houston, ku mbi 40% e tokës po ulet me më shumë se 5 mm në vit, dhe 12% e qytetit me ritme dy herë më të mëdha. Qytetet e tjera me rrezik përfshijnë Dallas, Fort Worth, San Antonio dhe Austin, veçanërisht në qendrat urbane të dendura.
Shkaktarët kryesorë përfshijnë:
• Pompimi i tepërt i ujit nëntokësor (80%)
• Nxjerrja e naftës dhe gazit
• Pesha e ndërtesave
• Proceset natyrore pas epokës akullnajore
Linku: https://earthsky.org/earth/all-major-us-cities-are-sinking-groundwater-pumping/
Burimi i fotos:pexele.com