
Justin Bieber u dha fansave një tjetër pamje të djalit Jack Blues në një postim të ri në rrjetet sociale, por disa detaje ndezën zemërim te fansat.
Këngëtari ndau disa pamje në Instagram teksa qëndronte me të voglin e tij. Në një nga imazhet, këngëtari 31-vjeçar shfaqet i ulur në verandë, duke vështruar me dashuri të birin. Ndërsa në një tjetër foto, Bieber shihet në të njëjtin ambient duke pirë duhan me një mik, por këtë herë pa praninë e foshnjës.
Kaq ka mjaftuar dhe ndjekësit kanë shpërthyer në komente ndaj tij. Fansat e kanë kritikuar që ai po pi cigare në të njejtin ambjent ku qëndron me të voglin e tij.
“Shpresoj që foshnja të mos ishte ekspozuar ndaj tymit,” shkroi njëri.
“Nuk duhet ta sillni një fëmijë pranë një vendi me mbetje tymi,” shkroi një tjetër.
Linku: https://www.thenews.com.pk/latest/1316802-justin-bieber-worries-fans-with-new-baby-jack-blues-update-teen-dad
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/justinbieber/