Home Lifestyle Parashikimi i motit, 30 maj 2025
Parashikimi i motit, 30 maj 2025
0

Parashikimi i motit, 30 maj 2025

0
0

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve Mesdhetare do të diktojë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites.

Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat lindore. Megjithatë, nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës deri në 7°C, ndërsa maksimalja pritet në zonat jugore dhe qëndrore, duke arritur një maksimum prej 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: