Home ShowBiz Pse Parashqevi Simaku la jetën e skenës për të jetuar rrugëve të Times Square?
Pse Parashqevi Simaku la jetën e skenës për të jetuar rrugëve të Times Square?
0

Pse Parashqevi Simaku la jetën e skenës për të jetuar rrugëve të Times Square?

0
0

Parashqevi Simaku një nga zërat ikonik të muzikës shqiptare e cila mbart në vetvete një histori të gjatë për shkak të jetës së saj.

Këngëtarja ka ardhur me një intervistë për emisionin Opinion.

Simaku zbuloi arsyen pse zgjodhi të jetonte rrugëve të Times Square duke lënë pas jetën dhe ngjyrat e skenës.

Pse bëri këto zgjedhje Parashqevi?

“Pse mos të rrija jashtë? Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë. Kishim vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të isha jashtë. Ishte e imja. E quaj një pjesë të mirë të jetës sime, absolutisht. Jetoja në Times Square. Për ushqim kishte shumë organizata që kujdeseshin për ne. Të jetosh si e pastrehë është një zgjedhje. Çdo ditë dhe çdo natë kishte organizata që na jepnin batanije dhe përpiqeshin të na çonin në strehimore, por shumica nuk donin të shkonin. Si shtëpi të përhershme mund të them Starbucks – aty më njihnin të gjithë. Shkoja, flija në mëngjes dhe qëndroja ngrohtë kur ishte ftohtë. Pija nga 3-4 kafe në ditë, të gjitha falas. Atyre iu dukej e çuditshme që unë isha gjithmonë shumë e sjellshme.”

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=gHoPfq-VJVU

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/parashqevisimakunolfe/

tags: