Home Lifestyle Parashikimi i motit, 1 qershor 2025
Parashikimi i motit, 1 qershor 2025
0

Parashikimi i motit, 1 qershor 2025

0
0

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë dominant.

Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të sjellin një tjetër rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në zonat malore, deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në zonat qëndrore dhe jugore.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: