
Ndarja e Sarës dhe Ledrit ka qenë një nga më të zhurmshmet. Së fundmi ka qenë e ëma e Ledrit e cila i është kthyer kësaj teme delikate për familjen e tyre.
Xheri ka folur për ndarjen e tyre ku theksoi se lajmi e ka befasuar tërësisht dhe se ndarja ka qenë e vështirë për familjen.
“Asnjë prind nuk gëzohet kur ndahet fëmija, ose një çift që ka qenë fantastik. Ne jemi befasuar dhe jemi ndjerë tepër, tepër keq. Por nuk është çifti i parë as i fundit, qejf nuk kemi pasë fare. Por të rinjtë nuk na pyesin,”u shpreh ajo.
‘’Unë me Sarën vazhdoj të kem kontakt sepse e kam vajzën. Ndarja e tyre është ndarja e tyre, nuk është ndarja jonë me vajzën dhe Sarën. Nuk kemi asnjë antagonizëm. Sara vjen, e viziton gjyshen e Ledrit dhe sjell çikën. Marrëdhëniet mes tyre janë tepër korrekte dhe miqësore, por gjëra të tilla ndodhin.”
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wXekYTsDEb4
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/xheraldina/