
0
0
Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore verilindore-juglindore.
Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale, duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 32°C vlera maksimale, e cila pritet në shumë qytete të zonës së ulët.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com