
Pro familjes tradicionale dhe martesës burrë dhe grua, Papa Leon bën deklaratën e fortë
Papa Leonin e XIV, termi familje duhet të mbartë kuptimin tradicional ashtu siç është njohur deri më sot.
Qëndrimin e bëri të ditur gjatë meshës së të dielës në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, që këtë herë ishte e posaçme pasi i kushtohej familjes në këtë vit jubilar për Kishën Katolike.
Papa Leo XIVt kryeson Meshën e Shenjtë për Jubileun e Familjeve, Fëmijëve, Gjyshërve dhe të Pleqve, në Sheshin e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit.
“Martesa nuk është një ideal, por kanuni i dashurisë së vërtetë midis burrit dhe gruas: dashuri totale, besnike, e frytshme”. Këtë e tha Papa në predikimin e tij në Meshën për Jubileun e Familjeve, duke theksuar se kjo dashuri “na mundëson, sipas shëmbëlltyrës së Zotit, të japim jetë”.
Më pas ai i ftoi prindërit të jenë për fëmijët e tyre “shembuj koherence, duke u sjellë ashtu siç dëshironi të sillen, duke i edukuar ata për liri nëpërmjet bindjes, duke kërkuar gjithmonë tek ata të mirën dhe mjetet për ta rritur atë. Dhe ju, fëmijë, jini mirënjohës ndaj prindërve tuaj: faleminderit, për dhuratën e jetës dhe për gjithçka që na jepet me të çdo ditë.”
“Më në fund, juve, të dashur gjyshër dhe pleq, ju rekomandoj që të ruani ata që doni, me mençuri dhe dhembshuri, me përulësinë dhe durimin që mësojnë vitet”.
Linku: https://www.avvenire.it/famiglia/pagine/famiglia-e-societ-la-svolta-che-serve
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/papa.leon.xiv_/