
Spektakli “Ferma VIP” është shndërruar në një ndër programet më të ndjekura të momentit, duke mbërthyer pas ekranit një audiencë të gjerë që ndjek me kureshtje çdo episod dhe zhvillim.
Një format që përzien realitetin, sfidat fizike dhe përplasjet emocionale mes personazheve të njohur të ekranit, “Ferma VIP” po arrin të krijojë një ndikim të madh në rrjetet sociale dhe në bisedat e përditshme të publikut për të dytin vit rradhazi.
Çdo javë sjell dinamika të reja, aleanca, debate të forta dhe momente emocionuese që nuk lënë askënd indiferent. Ndjekësit janë të përfshirë maksimalisht, duke komentuar çdo detaj dhe duke mbështetur të preferuarit e tyre.
Po kur do të mbahet finalja e madhe?
Në 20 qershor do të jetë finalja e madhe e Ferma VIP 2. Ishin vetë fermerët ata që zbuluan datën, përmes një sfide tejet interesante që ju kishte caktuar AGAI.
Linku:https://www.instagram.com/fermavip.al/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fermavip.al/