Home ShowBiz ‘Perfeksionizmi është helm emocional’, Elvis Pupa reagon përsëri pas akuzave për kultivim kanabisi
‘Perfeksionizmi është helm emocional’, Elvis Pupa reagon përsëri pas akuzave për kultivim kanabisi
0

‘Perfeksionizmi është helm emocional’, Elvis Pupa reagon përsëri pas akuzave për kultivim kanabisi

0
0

Aktori i humorit Elvis Pupa dhe partnerja e tij Belina Pupa u akuzuan pak ditë më parë për kultivim kanabisi. Dyshja me reagimin e tyre kanë hedhur poshtë akuzat duke theksuar se shtëpia ku u konstatua një gjë e tillë ishte e dhënë me qera. Së fundmi aktori ka ardhur me një tjetër reagim në rrjete sociale ku shprehet indirekt për situatën e tij:

“Të gjithë synojnë të jenë perfekt. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80…Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara. Por atëhere lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë’.

Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi…. E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth.

Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë. Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta.

Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas. Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”

Linku: https://www.instagram.com/elvispupa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elvispupa/

tags: