
TikTok lançon “TikTok për Artistët”
TikTok ka prezantuar zyrtarisht “TikTok për Artistët”, një platformë e re e dedikuar për të ndihmuar artistët të ndërtojnë dhe zhvillojnë karrierën e tyre muzikore nëpërmjet të dhënave dhe mjeteve promovuese.
Platforma ofron qasje në metrika si shikimet, postimet dhe angazhimet për këngët, si dhe të dhëna për audiencën – përfshirë moshën, gjuhën dhe gjininë e ndjekësve. Ajo përfshin gjithashtu udhëzues, burime mbështetëse dhe mjete për të përmirësuar përmbajtjen në TikTok.
Një risi tjetër është mjeti “Para-laçim”, që lejon artistët të promovojnë albumet përpara publikimit, duke u dhënë fansave mundësinë t’i ruajnë paraprakisht në Spotify ose Apple Music.
Ky hap vjen tetë muaj pas mbylljes së shërbimit “TikTok Music”, duke treguar se kompania po fokusohet më shumë në promovimin e muzikës përmes platformës, sesa konkurrimin me shërbime transmetimi.
Aktualisht, “TikTok për Artistët” është i disponueshëm në vende të shumta përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Japoninë dhe Brazilin, me më shumë vende që do të shtohen së shpejti.
Linku: https://techcrunch.com/2025/06/03/tiktok-launches-tiktok-for-artists-a-new-music-insights-platform/
Burimi i fotos:pexelele.com