Home Lifestyle Parashikimi i motit, 4 qershor 2025
Parashikimi i motit, 4 qershor 2025
0

Parashikimi i motit, 4 qershor 2025

0
0

Do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku temperatura më të larta do të ketë në zonat e ulëta, kryesisht në qendër dhe jug të territorit.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara do të jenë në zonat malore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës deri në 34°C, vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, e për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim i ulët.

Linku:meteoalb

Biurimi i fotos:pexele.com

tags: