TikTok tha se kishte “bllokuar rezultatet e kërkimit për #skinnytok pasi është lidhur me përmbajtje të pashëndetshme për humbje peshe”.
Tom Quinn, nga organizata bamirëse për çrregullimet e të ngrënit, Beat, e mirëpriti lëvizjen duke thënë se “skinnytok” dhe përmbajtjet e lidhura me to mund të kenë ndikime “shkatërruese” te njerëzit “në vështirësi”.
Sipas Aleancës Kombëtare për Çrregullimet e Ushqimit me bazë në SHBA, hashtag-u skinnytok ka më shumë se gjysmë milioni postime të lidhura me të.
Ai thotë se hashtag-u përfshin përmbajtje të tilla si receta me kalori të ulëta të cilat në pamje të parë duket se promovojnë këshilla për një mënyrë jetese të shëndetshme.
Por organizata thotë se, në realitet, ajo “lavdëron dobësinë dhe poshtëron shtimin në peshë” dhe “promovon sjellje të çrregullta të të ngrënit”.
Trendi ka shkaktuar alarm të veçantë në Francë, ku ekspertët kanë paralajmëruar se si mediat sociale mund t’i shtyjnë të rinjtë e pambrojtur drejt zhvillimit të çrregullimeve të të ngrënit.
Bllokimi i hashtag-ut është festuar nga ministri dixhital i Francës, i cili shkroi në rrjetet sociale se “skinnytok ka mbaruar” falë lobimit të politikanëve evropianë.
Linku: https://www.bbc.com/news/articles/c4gr6q6256do
Burimi i fotos: pexele.com