
Diola Dosti dhe Erolld Belegu janë prej kohësh në një lidhje dashurie. Dyshja në daljen e saj të fundit kanë folur për raportin e tyre.
Diola ka folur për mënyrën se si e pritën fëmijët raportin e tyre dhe se si ishte ai momenti i prezantimit.
‘Unë herën e parë që kam takuar Tean kam pasur një ndjesi të veçantë dhe sikur ajo më përqafoi dhe më pranoi shumë lehtësisht dhe këtë e kam kuptuar vetëm nga një kapje dore që Tea më ka bërë.
Momenti i parë ka qenë në një lokal që shkuam së bashku dhe ajo ishte rastësisht aty, nuk ka qenë asgjë e improvizuar, unë e takova, normale me atë dashamirësinë që mua më karakterizon për të gjithë njerëzit, por me thënë të drejtën, kisha edhe pak frikë sesi do të reagonte, sesi do të më pranonte, sesi do të më shikonte.
Tea në një moment më kap dorën dhe më thotë ‘hajde shkojmë këtu’ dhe ma kap dorën si një fëmijë dhe me të vërtetë ajo ishte një lloj simbolike ose sinjali për mua që kjo vajzë më pranoi për këtë që jam.
Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer bashkë, unë flas më shumë me të në fakt, kemi komunikim shumë të mirë. Edhe djalin në të njëjtën kohë, me djalin jemi takuar në shtëpi herën e parë. Edhe Dioni është një dashuri më vete. Jam vërtet shumë e lumtur sepse në fillim kisha jo frikën, por në njëfarë mënyre ke një lloj meraku që do të pranohem.
Nëse flasim për vajzat e mia, ka qenë një moment, i kam thënë edhe Erolldit, kush ka qenë vula e sigurisë që unë e mora që ky njeri vërtet është i jashtëzakonshëm, ka qenë përqafimi i Gjurmës herën e parë kur ka takuar Erolldin.
Erolldi bëri një organizim për doktoraturën, sapo përfundova doktoraturën dhe kur Gjurma ka shkuar, e përqafonte, sikur kishte vite me radhë që njihte dhe mua që më shkrihej shpirti sepse patjetër, unë në jetën time nuk kam bërë asnjëherë asgjë që vajzat e mia nuk e kanë aprovuar, kështu që ishte ndjesi e veçantë’.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=z6WWrQBrVh0
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DHLKX1az1iX/?img_index=2