
‘Pak shokuese për mua’, Roni zbulon si e la e dashura gjatë qëndrimit të tij në Fermën Vip
0
0
Ron Zaiti ka qenë i ftuar në emisionin e Aulonës ku ka zbuluar më shumë për eksperiencën e tij në Ferma Vip dhe ndarjen nga e dashura.
Gjatë qëndrimit në këtë spektakël Roni u shpreh se një lidhje e pret jashtë por gjërat nuk kanë ndodhur kështu.
Këngëtari tregoi se lajmin e ndarjes e mësoi sapo doli nga reality show dhe e përjetoi si një tronditje:
“Dola dhe e mora këtë lajm, pak shokuese për mua, por që ndodhin…” – u shpreh ai.
Ai pranoi gjithashtu se e kishte pritur një takim jashtë me të, por ajo nuk ishte aty.
“Vazhdova jetën… mora mesazhe dhe e kuptova pse,” tha Zaiti.
Roni ka preferuar të mos e bëjë të ditur kush ka qenë vajza në fjalë.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=o64zWxst8e0
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ronzaiti/