
Bebe Rexha është një nga zërat më të suksesshëm të muzikës shqiptare jashtë vendit. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa detaje të pathëna nga jeta e saj profesionale dhe vështirësitë që ka ndeshur.
Bebe është shprehur se ka pasur momente të vështira sa shpesh ka humbur veten.
“Kohët e fundit kam menduar shumë për rrugëtimin tim në muzikë. Dashuria ime më e madhe në jetë ka qenë të shkruaj këngë dhe t’i performoj ato. Por diku gjatë rrugës, gjithçka pushoi së qeni e thjeshtë. Gjithmonë kishte shumë ‘kuzhinierë në kuzhinë’. Shumë opsione. Dhe unë jam pjesërisht fajtore sepse doja të kënaqja të gjithë. Vetëm doja të fitoja, por e humba veten. Kur përpiqesh të ndjekësh hite, e hollon identitetin tënd.’’
‘’Ka pasur raste kur jam ndier e anashkaluar. Më kanë mbajtur pas. Qëllimisht. Jo për shkak të talentit apo përkushtimit tim, por për shkak të politikave. Sepse nuk kam ledhatuar egot. Sepse isha e vështirë, vetëm pse mbroja veten time. U ndëshkova për vite.’’
“Por jo unë… Unë jam luftëtare. Dhe do ndalem vetëm kur të vdes, ose kur të zgjedh vetë të ndalem. Jo sepse disa njerëz me pushtet mendojnë se mund të më shkruajnë historinë.Ky është një kapitull i ri. Dhe unë po e marr sërish lapsin në dorë për të shkruar historinë time. Jam shumë e emocionuar për fillimin e diçkaje të re. S’mund të pres ta ndaj me ju. Kjo nuk ka të bëjë me hakmarrje. Ka të bëjë me rilindje. Për ata që janë anashkaluar, heshtur dhe quajtur të nënvlerësuar hahaha. Unë nuk kam përfunduar. Thjesht po filloj.’’
Linku:https://www.instagram.com/beberexha/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/beberexha/