Home Lifestyle Parashikimi i motit, 7 qershor 2025
Parashikimi i motit, 7 qershor 2025
0

Parashikimi i motit, 7 qershor 2025

0
0

I nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera të larta priten përgjatë ultësirës perëndimore deri në 37 gradë Celsius.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore – juglindore, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 37°C vlera më e lartë përgjatë ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas herë mesatare me shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: