
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të ndjerë për mamanë e saj, e cila ka përfunduar karrierën e saj pas 26 vitesh si infermiere. Me fjalë plot krenari dhe dashuri, Elvana tregoi për përkushtimin, përulësinë dhe dashurinë që ka dhënë në heshtje në shërbim të njerëzve.
Të punosh një jetë me nder, me përulësi dhe me dashuri për njerëzit është një vlerë që lind me ty,” shkroi ajo duke shtuar: “Jam kaq krenare Donika ime.” Në një ceremoni të ngrohtë familjare, mes luleve dhe qirinjëve, Elvana shfaqi një mirënjohje të thellë për figurën më të shtrenjtë në jetën e saj.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/elvanagjataaaa/3650548443425163868/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DI1hDI6MENi/?img_index=4