
Georgina Rodriguez ka ndezur sërish dyshimet në rrjet rreth një shtatzënie të mundshme, duke nxitur spekulime të reja për një tjetër “bekim” në familjen Ronaldo.
Modelja dhe influencuesja spanjolle u shfaq kohët e fundit në një event public ku shtoi dhe dyshimet. Partnerja e Cristiano Ronaldos ishte e pranishme në Allianz Arena. Në pamjet e publikuara nga një faqe e fansave, Georgina shfaqet duke qëndruar në tribunë dhe duke vendosur dorën mbi bark, i cili dukej se si duket më i rrumbullakosur.
Ndonëse çifti ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare, fansat janë të bindur se Georgina dhe Cristiano mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të gjashtë.
Thashethemet janë përforcuar edhe nga një postim i fundit në Instagram ku Georgina shkruan: “Mirënjohëse për gjithçka që po vjen”, e shoqëruar me një emoji zemre dhe një pamje të qetë nga shtëpia e tyre në Arabinë Saudite.
Reagimet në komente kanë qenë të shumta, me ndjekës që pyesin direkt nëse ajo është shtatzënë, ndërsa të tjerë i urojnë “bekime të reja në familje”.
Georgina dhe Cristiano janë prindër të përkushtuar dhe kanë krijuar një familje të madhe dhe të dashur, duke u bërë shpesh simbol i harmonisë dhe mbështetjes reciproke. Nëse lajmet rezultojnë të vërteta, kjo do të ishte një tjetër kapitull i bukur në rrugëtimin e tyre familjar.
Për momentin, mbetet për t’u parë nëse çifti do të japë një konfirmim zyrtar, apo nëse gjithçka mbetet thjesht në kuadrin e spekulimeve të ndjekësve.
Linku: https://www.instagram.com/georginagio/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/georginagio/