
Regjisori i spikatur Leka Bungo ndahet nga jeta, e bija i jep lamtumirën prekëse
Arti ka marrë një laj të trishtë për ndarjen nga jeta të ikonës së teatrit dhe filmit shqiptar, regjizorit të mirënjohur Leka Bungo, i vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”.
Artist i kompletuar, regjisor dhe skenarist brilant, Leka Bungo la gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare me dhjetëra shfaqje teatrore dhe filma artistikë. Ishte një nga figurat më të respektuara ku kontribuoi për vite me radhë në zhvillimin e produksioneve cilësore.
Regjisori i mirënjohur shqiptar Leka Bungo është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e trishtë e ka ndarë vajza e tij, Alba Bungo, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.
Sot më duhet të bëj gjënë më të rëndë të jetës sime: të të them ty mirupafshim përjetësisht.
E kujt? Atij që desha më shumë në dynja. Atij që më mësoi çdo gjë, atij që më falte çdo gjë, atij që i besoja çdo gjë.
I shtrenjti im, që jetove aq bukur, me aq dinjitet – kot nuk të thërrisja Mbret.
Luftove me sëmundjen më të rëndë të shekullit… dhe humbe!
U prehsh në paqe dhe faleminderit që ishe babai im. Krenare gjithmonë, pafundësisht për ty. Mirënjohëse dhe përulësisht falënderuese për gjithçka që më mësove dhe më dhurove.
Ishe dhe do të jesh dashuria më e madhe në dynja.
Njerëzit e mëdhenj jetojnë ashtu siç jetove ti! E deshe dhe e respektove jetën ashtu si vetëm ti dije.
Lamtumirë… derisa të takohemi sërish, ashtu siç vetëm ne të dy dinim.
Ah, sa shumë të dua, i vogli im!
U prehsh në paqe bashkë me engjëjt, engjëlli im!
Linku:https://web.facebook.com/search/top/?q=Leka%20Bungo%20
Burimi i fotos:https://web.facebook.com/search/top/?q=Leka%20Bungo%20