
Dita e shtunë përgjat gjithë 24 orshit do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë territorin duke bërë që të kemi alterimi kthjellimesh dhe kalime të lehta të vransirave.
Kthjellimet me të dukshme do të jenë në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët, ndërsa në zonat malore gjatë orëve të padites do të kemi kalime të lehta të vransirave por nuk do të krijojnë mundësira për rreshje shiu. Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar në 9 gradë celcius në qytetet si Puka, Peshkopia apo dhe Erseka.
Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë luhatur nga 11 dhe deri në vlerën 16 gradë celcius në vijën bregdetare, përsa i përket orëve të mesditës do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në vlerën 33 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=ubkNvRp7ia0
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/palm-trees-1152359/