Home ShowBiz Françeska Murati flet për bullizmin që ka përjetuar në emigracion
Françeska Murati flet për bullizmin që ka përjetuar në emigracion
0

Françeska Murati flet për bullizmin që ka përjetuar në emigracion

0
0

Françeska Murati ka qenë e ftuara e rradhës në ‘Piter Pan’ ku ka ndarë detaje nga jeta private dhe rrugëtimi i saj si emigrante.

Modelja ka treguar se është ndjerë e paragjykuar si emigrante dhe shpesh e ka gjetur veten në skena bullizmi.

Po! Në fillim ka qenë shumë e vështirë dhe është shumë e vështirë për çdo emigrant që shkond në fillimet e veta në Angli. Sidomos atëherë që nuk ka pasur shumë informacion për Shqipërinë se ku është dhe jam bullizuar shumë për faktin që kam qenë shqiptare.

Përpos faktit që kam bërtitur shumë që jam shqiptare, sepse më kanë rritur më këtë idenë që duhet të jemi krenarë, asnjëherë të mos kemi turp sidomos ne që kemin shkuar shumë të vegjël dhe jemi përshtatur shumë shpejt.

Fatkeqësisht ka ndodhur kjo pjesa e bullizimit, njerëz që të gjykojnë. Prindërit nuk dinin të flisnin mirë anglisht, sidomos kur vinin në takime me prindërit, pro janë gjëra që na bëjnë gjëra më të fortë.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=Xb4d4-45IoY

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/franceska_murati/

tags: