
Në një lidhje apo single, Jonida Maliqi flet për jetën sentimentale dhe frikën më të madhe
Jonida Maliqi një emër super i lakuar në mediat rozë për aspektin personal dhe atë profesional. Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në Goca dhe Gra ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj sentimentale.
Jonida u shpreh se është e hapur për njohje por theksoi se nuk është single.
Më pas ajo u shpreh se raporti është serioz por ajo nuk beson më tek martesa.
Në një pikë tjetër të intervistës Jonida ka zbuluar se cila është frika më e madhe.
Jonida zbuloi se ka frikë të flejë vetëm dhe për sa i përket romancave ajo tregoi se ka një problem me meshkujt pasi me kalimin e kohës evidenton shumë anët negative të tyre.
‘Kam frikë të fle vetëm. Në fillim e bëja me prindërit tani e bëj me tim bir. Pas një farë periudhe shikoj shumë anët negative tek një person dhe ia evidentoj. Nuk hyj tek femrat e rehatshme jam shumë kritikuese.’
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=nqS3AYANNdQ
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/jonidamaliqi/