Home ShowBiz Beqaria po mbyllet për DiCaprion? Aktori planifikon hapin e madh në dashuri
Beqaria po mbyllet për DiCaprion? Aktori planifikon hapin e madh në dashuri
0

Beqaria po mbyllet për DiCaprion? Aktori planifikon hapin e madh në dashuri

0
0

Pas dekadash të tëra që etiketohet si “playboy”, aktori i njohur Leonardo DiCaprio duket se më në fund është gati të vendoset dhe të krijojë një familje. Sipas Radar Online, DiCaprio, tani 50 vjeç, është duke planifikuar të fejohet me të dashurën e tij, modelen italiane Vittoria Ceretti, 27 vjeç, me të cilën është në një lidhje që nga gushti i vitit 2023.

Një mik i afërt i aktorit tha për median se Leonardo është shprehur:

“Nuk dua të jem djali i fundit në festë.”

Burimi shton se aktori fitues i çmimit “Oscar” po bëhet gjithnjë e më serioz me Vittorian dhe një fejesë është shumë afër. Ai është i vetëdijshëm se nëse nuk ndryshon kurs, mund të mbetet një beqar i vjetër ose të shihet si një shfrytëzues grash, krahasime që ai dëshiron t’i shmangë.

DiCaprio ka pasur marrëdhënie me disa prej grave më të famshme në botë si Camila Morrone, Gisele Bündchen, Bar Refaeli, si dhe është përfolur për romanca me Blake Lively dhe Rihanna, por asnjëherë nuk ka shkuar drejt një marrëdhënieje afatgjatë apo martese.

Kësaj here, duket se Leonardo DiCaprio është më pranë se kurrë një kapitulli të ri në jetën e tij sentimentale.

Linku: https://www.geo.tv/latest/609515-leonardo-dicaprios-marriage-plans-revealed

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/leonardodicaprio/

 

tags: