Home Business / Technology Zyrtare: WhatsApp do të shfaqë reklama – Meta konfirmon ndryshimet e reja
Zyrtare: WhatsApp do të shfaqë reklama – Meta konfirmon ndryshimet e reja
0

Zyrtare: WhatsApp do të shfaqë reklama – Meta konfirmon ndryshimet e reja

0
0

Pas shumë vitesh spekulimesh, Meta ka njoftuar zyrtarisht se po nis shfaqjen e reklamave në WhatsApp, duke filluar me opsionin “Status” – funksioni i ngjashëm me “Stories” që ndodhet në skedën “Updates”.

Krahas përditësimeve nga miqtë dhe familjarët, përdoruesit tani do të fillojnë të shohin përmbajtje të sponsorizuar nga biznese. Meta thekson se reklamat do të përshtaten sipas interesave të përdoruesit duke përdorur informacione të kufizuara si: vendndodhja, gjuha, kanalet që ndjekin dhe ndërveprimet me reklamat.

Kompania siguron se mesazhet, thirrjet dhe grupet nuk do të përdoren për reklamat dhe se numri i telefonit nuk do të shitet apo ndahet me reklamuesit. Gjithashtu, përdoruesit mund të ndryshojnë preferencat e reklamave përmes “Accounts Center”.

Ndryshimet nuk ndalen me kaq. Meta po prezanton edhe kanale të sponsorizuara, të cilat do të shfaqen kur përdoruesit kërkojnë për kanale të reja. Po ashtu, do të mund të abonoheni në kanale për të marrë përditësime ekskluzive.

Meta fiton mbi 160 miliardë dollarë në vit nga reklamat dhe duket se tani është koha që të përfitojë edhe nga WhatsApp, pa prekur privatësinë e bisedave personale – të paktën për tani.

 Linku: https://www.theverge.com/news/687519/whatsapp-launch-advertising-status-updates

Burimi i fotos:pexele.com

tags: