
Big Brother Vip mbetet një nga eksperimentet më të forta mediatike për shkak të dinamikave dhe izolimit që përjetojnë banorët në një rrugëtim goxha të gjatë. Teksa ende nuk është zbehur zhurma e BBV 4 duket se kanë filluar aludimet e para në rrjet dhe jo vetëm për edicionin e 5 të këtij spektakli.
Një sërë emrash po lakohen se kush mund të jenë pjesmarrësit e edicionit të 5-të. Në Wake Up janë prëmendur këto emra.
Neada Muça, lexoi disa nga emrat që përfliten që mund të jenë banorë të BBV 5. “Ka filluar që tani të dalin emrat e rinj të Big Brother të ardhshëm. Një ndër emrat që përflitet është Hygerta Sako, moderatorja sportive dhe ish-Missi i njohur. Isli Islami, moderatori simpatik i mëngjeseve televizive.
Kelvi Kadilli, gazetari ironik me batutat therëse. Është dhe një vajzë, Kostana, që kemi patur ne në studio. Vitmar Basha, këngëtari dhe showman-i i njohur për natyrën spontane dhe të paparashikueshme”, tha Neada në “Wake Up”.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=KIPwMfZ7zHg
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/