ShowBiz

‘Një tjetër mrekulli’, Eliona Pitarka zbulon gjininë e bebit

Eliona Pitarka pak ditë më parë u bekua me ardhjen  në jetë të fëmijës së tretë. Ndryshe nga pjesa më e madhe që e zbulojnë gjininë që në fillime aktorja ka vendosur ta zbulojë pas lindjes. Në momentin që ndau lajmin e lindjes Eliona i la kurioz ndjekësit duke mos thënë asgjë për gjininë. Por së fundmi ka vendosurta konfirmojë nëpërmjet këtij dedikimi.

“I lashë një porosi mamive dhe doktorit para lindjes: Ju lutem, kur të dalë, mos më thoni çfarë është… Vetëm ma vendosni në kraharor. Dua ta zbuloj vetë. Dhe ashtu ndodhi. Kur ma vendosën në gji, nuk nxitova ta shihja. Doja vetëm ta mbaja pranë zemrës,t’i merrja erën, ta ndjeja të gjallë, dhe të falenderoja Zotin që më zgjodhi mua, për herë të tretë. Për dy minuta, koha u ndal. Ishte vetëm fryma ime dhe fryma e saj. Pastaj, ngadalë…e ngrita me duart që më dridheshin, e aty, në mes të dritës, pashë që ishte… VAJZË.

Një tjetër mrekulli. Një tjetër pjesë e shpirtit tim. Një tjetër arsye për të besuar se Zoti më njeh më mirë se vetja ime. Në këtë dhomë materniteti u vulos përfundimisht ajo që zemra ime e ka ditur gjithmonë: Jam një mama vajzash. Jam mamaja që shkon në maternitet me rozën në ADN. Universi nuk po bën më surpriza, vetëm po më konfirmon titullin: CEO e vajzave!”.

Linku: https://www.instagram.com/elionapitarka/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elionapitarka/