
Pianisti legjendar Alfred Brendel ndërron jetë në moshën 94-vjeçare
Alfred Brendel, një nga pianistët më të mëdhenj të shekullit të kaluar dhe figurë frymëzuese për breza muzikantësh, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e tij në Londër. I lindur më 5 janar 1931 në Moravi (sot pjesë e Çekisë), Brendel u rrit në Kroaci dhe Austri dhe ishte kryesisht autodidakt.
Karriera e tij brilante zgjati mbi 60 vite, gjatë së cilës ai interpretoi në skenat më të rëndësishme të botës dhe u bë i njohur veçanërisht për interpretimet e tij të veprave të Beethoven. Ai ishte pianisti i parë që regjistroi të gjitha veprat për piano të Beethovenit dhe kontribuoi ndjeshëm në rivlerësimin e kompozitorëve si Haydn, Schubert, Liszt dhe Schoenberg.
Përveç si muzikant, Brendel ishte edhe autor, eseist dhe poet. Edhe pas tërheqjes nga skena në vitin 2008, ai vazhdoi të shkruante, ligjëronte dhe të mbante masterklasa. Ndër nxënësit e tij më të njohur janë Paul Lewis, Imogen Cooper dhe Kit Armstrong.
I vlerësuar si “pianisti i pianistëve”, Brendel ishte fitues i shumë çmimeve prestigjioze dhe mbante 23 diploma nderi nga universitete si Oxford, Yale dhe Juilliard. Ndikimi i tij në botën e muzikës klasike mbetet i pakrahasueshëm.
Linku: https://www.theguardian.com/music/2025/jun/17/celebrated-pianist-and-writer-alfred-brendel-dies-aged-94
Burimi i fotos:https://www.facebook.com/search/top/?q=Alfred%20Brendel