Gjigandi amerikan i filmave dhe televizionit, Tyler Perry, është paditur për 260 milionë dollarë (194 milionë paund) nga një aktor i cili e ka akuzuar manjatin për sulm seksual ndaj tij ndërsa punonte në serialet e tij televizive.
Derek Dixon ka ngritur një padi në Los Angeles duke e akuzuar Perry-n se ka përdorur ndikimin e tij në industrinë e argëtimit për të krijuar një “dinamikë shtrënguese dhe shfrytëzuese seksuale” ndërsa ai po luante në “The Oval” dhe “Ruthless”.
Ai pretendon se Perry i premtoi një karrierë të suksesshme në aktrim, por më pas e nënshtroi atë ndaj “ngacmimit seksual në rritje, sulmit dhe dhunës, si dhe hakmarrjes profesionale” kur ai nuk ia ktheu “përpjekjet e padëshiruara” të Perry-t.
Avokati i Perry-t i mohoi akuzat dhe e quajti padinë një “mashtrim” për të fituar para.
Burimi i artikullit: https://www.bbc.com/news/articles/c20rljg4r7ro
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDLTqYOviHh/?img_index=1