
Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, morën pjesë në premierën e filmit “F1” më 16 qershor në Nju Jork, por një moment i sikletshëm mes tyre u bë temë e rrjeteve sociale.
Në një video që po qarkullon online, Ines duket se afrohet për një puthje, por Pitt shmang kontaktin dhe kthen kokën për të folur me dikë tjetër. Më pas, një tjetër video tregon aktorin duke pozuar për një foto në grup, ku Ines mezi duket në sfond, gjë që shtyu fansat të aludonin se marrëdhënia e tyre është më shumë për PR.
Megjithatë, sipas Page Six, çifti tregoi edhe momente afeksioni gjatë premierës, me disa poza të afërta dhe të qeshura në tapet.
Ines de Ramon është një stiliste bizhuterish dhe është parë shpesh pranë aktorit në evente të ndryshme muajt e fundit.
Linku: https://www.complex.com/pop-culture/a/jessica-mcbride/brad-pitt-dodges-girlfriend-ines-de-ramons-public-pda-at-f1-premiere
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bradpittofflcial/tagged/